http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbushja e moshës së pensionit zakonisht është konsideruar si festë familjare dhe personat që kalojnë këtë moshë më shumë sesa për t'u marrë me punë mendonin sesi të kalonin ditët e pensionit. Kështu u ndodh pjesës më të madhe të nënave apo baballarëve tanë, që ose merren me nipërit e mbesat, ose kalojnë orët në kafe apo lulishte duke luajtur shah apo domino. Por shumë prej pensionistëve vazhdojnë ende të punojnë për të siguruar të ardhura për familjen pasi pensioni që marrin nuk mjafton. Sanie Aliaj është 63 vjeçe, banore e lagjes "Kastriot" në Fier. Ajo ka punuar më shumë se 30 vjet në ish-azotik dhe pas daljes ne pension shet misra të pjekur. Por, ka edhe pensionistë që punën e kanë jo vetëm të nevojshme për përfitime financiare. Kadri Kamberi ka punuar gjithnjë me gjelbërimin dhe nuk rri dot pa punuar. Ai kujdeset për këtë lulishte dhe sigurisht paguhet për kontributin e tij. Zyrtarisht nuk ka statistika për pensionistët që vazhdojnë të punojnë për të ndihmuar ekonomitë e familjeve të tyre. Por drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore në Fier thotë se shifrat nuk janë të vogla.