Edhe 2 padi penale për Imamin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar në Prokurori edhe dy dosje kundër ish-ministrit Arben Imami duke e çuar në 5 numrin e kallëzimeve ndaj tij. Në një njoftim për mediat, ministria sqaron se dy dosjet kanë të bëjnë me përdorimin e Forcave të Armatosura në kundërshtim të hapur me misionin e tyre kushtetues si dhe në shkelje të ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e ushtrisë. Mësohet se në këto dy dosje implikohet jo vetëm ish-Ministri Imami por edhe ish-Shefi i Shtabit Xhunkshi dhe ish-Drejtori i SHIU-t Ylli Zyla, të cilët dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti si dhe kanë shkelur ligjet për Forcat e Armatosura. Po sot Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar për të dytën herë Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet për akuzat e artikuluara nga ish-Ministri Imami për përdorim të infrastrukturës ushtarake për trafik të lendeve narkotike. Përmes një letre drejtuar Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, zonja Kodheli kërkon që kreu i akuzës të mos qëndroje në heshtje, por të prononcohet menjëherë mbi këto pretendime të opozitës. Ministrja nënvizon në letrën e saj se akuzat e PD janë shumë të renda dhe synojnë që Forcat e Armatosura të bëhen "mish për top nga propaganda antiqeveritare". Por kjo letër e ministres Kodheli është pritur me kritika nga opozita e cila e ka akuzuar për arrogance. Ndërkaq opozita ka dorëzuar edhe kërkesën për zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli për çështjen e trafikut të lendeve narkotike.

Share This Video


Download

  
Report form