http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues të mazhorancës i bëjnë apel drejtësisë të hetojnë paanshmërisht dhe deri në fund dosjen "Imami", ku janë të akuzuar ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe katër ish-zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie. Ata janë denoncuar pak ditë më parë nga ministrja Mimi Kodheli, për shpërdorim detyre dhe thyerje të barazisë në tenderë, duke shpërdoruar 1 miliard lekë për reklama që përfunduan tek një televizion kombëtar në mënyrë preferenciale. Deputetët socialistë, Taulant Balla dhe Arben Çuko mendojnë se mjafton qe prokuroria t'i shkoje deri ne fund hetimit dhe do të provohet se zoti Imami nuk e ka me vendin në parlament. Sipas Ballës, PD-ja duhet t'i bashkohet qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe jo t'u bëhet mburojë zyrtarëve të korruptuar si Imami. Por, mediat kanë denoncuar më herët përfshirjen e ish-ministrit, aktualisht deputet i PD-së Arben Imami në disa skandale të tjera. Ato nisin me nxjerrjen në shitje të mbi 3 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes, me çmim qesharak. Por, një tjetër aferë ku ishte i implikuar ish-ministri i Mbrojtjes është diskriminimi i firmave në tenderin për uniformat ushtarake. Një tjetër skandal, që mban firmën e ish-ministrit Imami ishte ai për blerjen e helikopterëve nga Franca. Drejtimi i ministrisë së Mbrojtjes nga Arben Imami është shoqëruar me shpërfilljen arrogante të vendimeve të gjykatave, që urdhëronin kthimin në detyrë të oficerëve të lartë të shkarkuar abuzivisht, por në shkresat përcjellëse Imami bashkë me firmën shkruante prerë për vartësit në ministri: vendimi i gjykatës të refuzohet.