Padi penale Lulzim Bashës, abuzoi me lejet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranas Lulzim Basha është paditur penalisht nga Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. I kallëzuar është edhe kreu Inspektoratit Ndërtimor Vendor, Florenc Hoxha. Bëhet fjale për një pallat qe pritet të ndërtohet ne rrugën e Elbasanit. Por Bashkia e Tiranës ka hedhur poshtë akuza. Sipas saj, të gjitha dokumentet që kanë sjellë dhënien e lejes janë konform ligjit.Dallendyshe Bici thekson:Përputhshmëria e dokumentacionit të çdo leje të miratuar nga Bashkia, me përcaktimet e PPV apo legjislacionit në fuqi është lehtësisht e verifikueshme nga çdo autoritet apo palë e interesuar. Është respektuar lartësia e propozuar nga Plani i përgjithshëm Vendor për strukturat e kategorisë banim, lartësi e cila është saktësuar edhe në Planin e Detajuar Vendor, mbështetur në përcaktimet e nenit 11 dhe 25 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë dhe lartësinë e propozuar për çdo nënnjësi.Firma ?gerard -a? ka marrë lejen për ndërtimin e objektit buzë rrugës së Elbasanit dhe administratori i saj Fatjon Mahmudaj është paditur gjithashtu ne Prokurori për ndërtim të paligjshëm.

Share This Video


Download

  
Report form