http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Galeria Kombëtare e Arteve ka në fondin e saj disa vepra të cilat janë skeduar me emra piktoresh mjaft të famshëm. Të tilla janë edhe dy prej tyre që rezultojnë të jenë arkivuar me emrin Tiziano, piktori mjaft i njohur i shek. 16 i shkollës veneciane, dhe Rubens artisti po kaq i njohur i shek te 17-të. Për këtë arsye, drejtori Artan Shabani deklaron se do të kërkojë ngritjen e një komisioni me eksperte ndërkombëtare, për të vërtetuar autorësinë e këtyre veprave. Por çdo të thotë të kesh një "Tiziano"?! Një vepër e këtij autori të famshëm mendohet të vlerësohet sot me një shifër që shkon deri në 40 milion euro. E thëne ndryshe, nëse këto piktura dyshohet të jenë të këtyre autoreve pse një nismë e tillë nuk është bërë më herët? Rubens Shima, ish-Drejtor i Galerisë për shtatë vjet thotë se ka qene i sigurt për mos origjinalitetin e tyre, ndaj e sheh projektin si të dështuar. Galeria Kombëtare e Arteve e themeluar që në vitin 1954 ka pjesë të koleksionit të saj mbi 4000 vepra, të autoreve shqiptare dhe të huaj. Vite më parë, një pjesë e madhe e veprave të autoreve të huaj kanë qene të ekspozuara, por më pas ato u rifuten në fond, pasi Galeria i dha hapësire vetëm krijimit vendas ndër vite.