Celula terroriste në Shqipëri/ Iranianët infiltruan një agjentë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-10-24

Views 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky eshte Erwin Aram, iraniani i dyshuar si i infiltruar nga celulela iraniane terroriste që do të kryente sulmin ne Shqiperi vitin e kaluar. Hetimet zbuluan se Aram i shpallur në kërkim ishte informatori i grupit.I dyshuari vinte shpesh në Shqipëri dhe ardhjet i justifikonte me pretendimin se takonte familjen në kampin e muxhahedinëve  në Manzë të Durrësit.Kjo ka rritur dyshimet se edhe informacionet në lidhje me pjesëtarët e opozitës iraniane që janë strehuar në Shqipëri, i merrte nga te afermit e tij.Sipas burimeve Erwin Arama ka hyrë disa herë në Shqipëri me pasaportë austriake. Hyrja e tij e fundit në vendin tonë ka qenë para dy muajsh. Ai është ndaluar nga policia për tu marrë në pyetje, por nuk është arrestuar.Në lidhje me grupin terrorist deri më tani janë shoqëruar dhe pyetur mbi 20 iranianë brenda e jashtë vendit, ndërsa dyshimet janë që në gurpun që do të godiste ndë ditën e Novruzit janë 12 persona.Një ditë më parë Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu tregoi emrat dhe rolet e terroristëve iranianë që kishin organizuar sulmin marsin e vitit të kaluar pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.Për atë  ngjarje policia në atë kohë ndaloi 2 iranianë të cilët ishin prezantuar si gazetarë, por më pas u liruan dhe larguan nga Shqipëria.

Share This Video


Download

  
Report form