http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohën që kredia për ekonominë prej më shumë se një viti po shënon rënie, ekspertët kërkojnë krijimin e një burse rajonale. Visar Malaj, është një profesor nga Kosova i cili hedh idenë për krijimin e një tregu aksionesh siç është bursa, mes Kosovës dhe Shqipërisë. kjo sipas tij do të ndihmonte bizneset që në momentin që kanë nevojë për para të shesin një pjesë të aksioneve të tyre, dhe mos marrin kredi, por do të zhvillonte më tej edhe bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por, edhe ekspertët shqiptarë e konsiderojnë të domosdoshme funksionimin e bursës. sipas tyre, mungesa e saj frenon bizneset e huaja të vijnë dhe të investojnë këtu, por nga ana tjetër tregon dhe dobësitë që ka ekonomia shqiptare. Rasti i bursës së Tiranës e cila prej shumë vitesh ekziston thjesht si emër tregon qartë që nuk ka qenë vullneti i të dyja palëve për funksionimin e një tregu kapitalesh, si i qeverisë ashtu dhe i bizneseve. që kompanitë të listojnë aksionet e tyre në bursë duhet që të deklarojnë të plota bilancet e tyre, por shmangja e shumë firmave nga taksat ka bërë që vetë bizneset të mos shfaqin interes për tu regjistruar.