http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muaji mars ka shënuar një nivel rekord për sa i përket arkëtimeve të energjisë elektrike nga kompania CEZ Shpërndarje. Janë mbledhur gjithsej 4 miliard lekë, shifër kjo që sipas kompanisë nuk është arritur më parë, as kur kompania drejtohej nga çekët. Paralelisht me këtë situatë kompania njofton se do të ulë edhe nivelin e humbjeve në rrjet, një tregues ky i cili është më i larti në rajon. Pak ditë më parë, Ministria pranoi se qeveria humbet rreth 200 milion dollarë çdo vit si pasojë e vjedhjeve dhe humbjeve teknike në rrjet. Por pavarësisht treguesve të përmirësuar të kompanisë në këto muaj, sërish ato nuk janë të mjaftueshëm për të mbajtur sistemin e shëndoshë financiarisht. Ndaj Enti Rregullator i Energjisë për të shmangur jo vetëm abuzimet me faturimet, por edhe të ndikuar në financat e CEZ-it, do të heqë tarifimin me dy fasha të energjisë, një element ky i cili do të rrisë çmimin për qytetarët. Opozita nga ana e saj akuzon qeverinë se ka emëruar në kompaninë CEZ njerëz të inkriminuar.