Ligjet rrezojnë “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka rrezuar kërkesën e opozitës qe çështja e CEZ te hetohet nga prokurore te huaj me argumentin se shkel kushtetutën dhe kodin e procedurës penale. Për te argumentuar këtë qëndrim, shumicës i ka ardhur ne ndihme edhe institucioni i Prokurorisë qe është shprehur kundër draftit si dhe qëndrimi i Opdatit, i cili thekson se policia dhe Prokuroria shqiptare jane te vetmit përgjegjës per udhëheqjen e hetimeve qe prekin qytetaret dhe institucionet shqiptare. Por opozita ka theksuar se projekt-ligji nuk cenon Kushtetutën dhe Parlamenti e ka miratuar ne 2012 një ligj te ngjashëm kur lejoi prokurore te huaj te hetonin ne lidhje me akuzat e Dik Marty. I vetmi abstenim ne Komisionin e Ligjeve ishte ai i deputetit te LSI Petrit Vasili, edhe pse kryetari i kuvendit Ilir Meta kishte deklaruar me herët se do mbështeste çdo hetim ndërkombëtar. Disa jave me pare, çështja e marrëveshjes mes qeverise shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ u rikthye ne qender te debatit politik pasi per opozitën kjo marrëveshje i ka kushtuar shqiptareve nje dem prej 600 milionë euro e per kete arsye, PD depozitoi ne kuvend nje projekt-ligj qe te hetohej marrëveshja me CEZ përgjegjës per te cilën sipas saj ishte kryeministri Rama, por edhe afera e DIA-s per te cilën PD bente përgjegjës Ilir Meten. Por votimi ne Komisionin e Ligjeve i dha fund përpjekjes se PD qe çështja te hetohej nga prokurore te huaj.

Share This Video


Download

  
Report form