Basha: Qytetarët të rrezojnë Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Teknologji ne zgjedhje ose qytetaret marrin ne duar fatet e tyre?.Me këtë apel u është drejtuar lideri i opozitës Lulzim Basha, qytetareve te Fierit.?Më 18 shkurt shqiptarët do të bashkohen për t?i thënë jo varfërisë, padrejtësisë, për t?i thënë jo gënjeshtrës dhe për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo lëvizje qytetare nuk do të ndalojë derisa të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose përmes paketës që kemi propozuar ne, përfshirë votimin elektronik, ose përmes marrjes në dorë të fateve të vendit nga vetë qytetaret?.Basha akuzoi sërish qeverinë se mban në pushtet njerëz të inkriminuar, pasi do të vjedhë zgjedhjet.?Prandaj mban Elvis Rroshin kryetar bashkie. Prandaj mban Saimir Tahirin ministër të Brendshëm, njeriun që e kanë treguar me gisht të gjithë partnerët tanë, si një kokat e krimit të organizuar, si njeriu përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge. Sepse këta i duhen për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme. Prandaj nuk pranon votimin elektronik dhe numërimin elektronik, sepse e di që me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa krim, me votë të lirë qytetare, kjo qeveri është e rënë, është e larguar dhe rruga hapet për një qeveri të qytetarëve, për një qeveri të Shqipërisë?.Gjatë takimeve që pati në Fier, Kryetari i demokratëve dëgjoi nga afër naftëtarët, të cilët sipas tij, ndodhen në krizë të thellë, dhe të braktisur totalisht nga qeveria.

Share This Video


Download

  
Report form