http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kemi udhëtuar rreth një orë larg kryeqytetit në fshatin Darshen, të komunës Dajt. Fshati prej se largu ka një pamje piktoreske, ofron ajër të pastër e shumë qetësi. Në rrugicat e fshatit nuk ndeshesh askënd. Tymi i oxhaqeve të ndezur të bën të kuptosh se nuk është një fshat i braktisur. Nuk është një destinacion turistik, por një vend ku ja vlen të shkosh dhe të dëgjosh historitë e shumta që banoret e këtij fshati kanë për të rrëfyer. Fshati Darshen mund të përshkohet në këmbë sa hap e mbyll sytë, një fshat i vogël ku aktualisht jetojnë 23 familje. Haki Ahmeti është kryeplaku i këtij fshati që na shoqëron për te gratë darshenase për të parë e për të qene dëshmitar se çfarë lloj jetese bën një grua këtu, sa punon dhe se si është shndërruar në shtyllën e shtëpisë së saj të varfër.Dallendyshe Doka, është 23-vjeçarja që ka preferuar që jetesën e saj ashtu siç është edhe tradite ta ndërtoj qysh në moshën 16-vjeçare duke u martuar brenda fshatit me komshiun e saj. 3 fëmijët, punët e shtëpisë e të arës janë mbushja e ditëve të saj që rrjedhin pa u vënë re, por duke lëne gjurmë të thella në shpirt e në mendje. Ajo nuk është e vetmja që është martuar në këtë moshe, si Dallëndyshja ka dhe vajza te tjera, siç ka edhe nga ato që nëse kalojnë të 18-at quhen të lëna në dere të babës.Patriarkalizmi ka zëne rrënje të thella në këtë fshat, ashtu si një peme miliona vjeçare, tentakulat e se cilës vihen re kudo. Gratë këtu janë të shtypura, të censuruara, nën ndikimin e traditës patriarkale që i është trashëguar qysh në djep nga nënat e tyre, nga shembulli që kanë krijuar për figurën atërore e më pas për atë të burrit. Këto gra mesa duket i dinë mirë detyrat familjare, mbizotëruese në bisedat e tyre është fraza: "Gruaja duhet të punojë më shumë se burri". Anife Doka është një tjetër grua që e ndjen çdo ditë patriarkalizmin e presionin e tij, që ushtrohet tek ajo e gratë e tjera nga dita në ditë, e ka ndjerë atë qysh nuse, kur erdhi në këtë fshat, por edhe sot kur është plot 54 vjeç. Ajo thotë se e gjithë kjo është diçka e trashëguar, askush nuk mund të gjeje dot shpëtim.Në fshat vërehen shtëpi të braktisura, disa të rrënuara, e të tjera të banuara varfërisht. Banoret e Darshenit, nuk kanë pasur emigrant ndaj kjo është një arsye që ky fshat përveç patriarkalizmit të theksuar ka trashëguar edhe varfëri. Femrat këtu nuk janë si ato që ndodhet një orë larg tyre, pra femrat kryeqytetase që me ardhjen e festes së 8 marsit, presin e marrin dhurata, dalin për dreka e darka, dalin në protesta për të drejtat e tyre, flasin për barazinë gjinore e të tjera çështje si këto. Jo, këtu gruaja nuk e ka luksin e të ndenjurit, a të paturit kohë të lirë, gratë darshenase kane çdo minutë punë.Sa në arë, sa në blegtori e bujqësi, me gatim, punë shtëpi, rritjen e fëmijëve. ..madje edhe meshkujt pranojnë që ato punëtoret e palodhura vuajnë shumë në fshat por çfarë bëjnë për t'i ndihmuar...Në dal...