“Grabitja nuk zbardhet për një ditë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ripërsëriti deklaratën e një dite më parë për grabitjen në segmentin Qafë Kashar - Rinas. Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve për komisariatin nr 6 në Kombinat, Tahiri tha se ngjarjet nuk zbardhen brenda një ore, dhe se Policia e Shtetit ka finalizuar hetimet për disa të tilla. Por ministri nuk kurseu kritikat ndaj medias. Tahiri ironizoi edhe opozitën duke thënë se kjo është përplasje mes Shqipërisë së llafeve dhe asaj të punës. Burime pranë grupit hetimor thanë se paratë e bankës kishin si pikënisje një nga hotelet e kryeqytetit rreth orës 11 të së enjtes së kaluar. Ndonëse shërbimet e sigurisë private nuk lajmëruan policinë, ata ndaluan për disa minuta në zonën e Laprakës dhe në orën 12 e 36 lajmëruan sallën operative. Mes personave të shoqëruar janë dhe dy vëllezër nga Lushnja. Deri më këtë fazë ende nuk ka të dhëna konkrete por hetuesit kanë zbuluar se njëri prej tyre është punonjës sigurie private dhe se të dy vëllezërit ndodheshin pranë Qafë Kasharit kur ndodhi grabitja. Ata nuk kanë pranuar të japin shpjegime se pse ndodheshin aty në momentin kur ndodhi ngjarja, ndërsa ekspertiza e dy automjeteve nuk ka mundur të sigurojë gjurmë të mjaftueshme.

Share This Video


Download

  
Report form