Korrupsioni te lejet e drejtimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Puna e Inspektorit të Patentave është kthyer në profesionin më të kërkuar. Kjo jo për shkak të tregut, por për shkak korrupsionit në dhënien e lejeve të drejtimit në Shqipëri. Këtë fakt e beri të ditur Ministri i Transporteve Haxhinasto gjatë një takimi me drejtuesit e Drejtorisë së Shërbimit dhe Transporti Rrugor. TË shesësh një patentë do të thotë të shesësh edhe sigurinë e jetës gjatë udhëtimit. Nga 400 mijë makina që janë të regjistruara në Shqipëri, vetëm 320 mijë prej tyre paguajnë taksa, pjesa tjetër janë informal ose jashtë përdorimit. Por nisur nga situata shqetësuese e aksidenteve rrugore, ministri paralajmëroi se do të ketë kontrolle për koncesionarin që ofron shërbimin e kolaudimit. Këto masa janë pjesë e paketës për sigurinë rrugore që qeveria pritet të miratojë me qellim parandalimin e aksidenteve, që po përgjakin rrugët tona.

Share This Video


Download

  
Report form