Konfindustria: Qeveria të çliroje lejet e ndërtimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konfinduastria i kërkon qeverise qe te rishikoje vendimin e Këshillit te Rregullimit te Territorit, i cili i ka pezulluar pushtetit lokal te drejtën per te dhënë leje ndërtimi. Sipas saj, është e nevojshme qe te ketë nje rivlerësim te situatës, per te pare zonat ku mund te jepen leje per bizneset apo edhe per qytetaret. Si hap i pare dhe i menjëhershëm këshillohet te kryhet përcaktimi i qarte ne praktike i te gjitha rasteve kur është i mundur pajisja nga pushteti vendor me leje ndërtimore per bizneset dhe qytetaret ne kushtet e emergjencës, rindërtimit, meremetimit, ndërtimit ne troje te miratuara per banesa familjare, etj. Per konfindustrian ndalimi i ndërtimi ka sjelle efekte zinxhir ne këtë sektor, pasi është prekur e gjithë industria e prodhimit te materialeve te ndërtimit. Ndaj lehtësimi i kushteve per zhvillimin e ketij sektori, ne nje situate te tille vlerësohet si nje mase e nevojshme per ekonominë. Konfindustria vlerëson, se pafuqia institucionale per te kontrolluar shkeljet e ligjit me lejet e ndërtimit nga njësite vendore nuk mund te zgjidhet me ndalimin e plote te nje aktiviteti shume te rendesishem ekonomik per vendin. Pasojat e ndalimit pothuaj te plote te nismës private ne sektorin e ndërtimit ndihen ne mënyre te drejtpërdrejte ne gjithë ekonominë kombetare, duke rrezikuar seriozisht edhe objektivin e rritjes prej 3% te PBB te parashikuar ne ligjin e buxhetit 2015. Ndërtimi është sektori i cili sipas INSTAT është ne piken e tij me dëshpëruese. I përfshire prej vitesh ne nje krize, per nje sere shkaqesh, duke nisa nga rënia e remitancave, tkurrja akreditimit, bllokimi i lejeve nga bashkitë dhe komunat etj sot nderimi nuk mund te konsiderohet me motori i ekonomisë. Te dhënat e 3 te dyte, 2014, flasin se 8 nga 12 qarqet ne vend nuk kane dhënë asnjë leje ndërtimi, duke bere qe numri i tyre te arrije ne 39 te tilla. Ndërtimi ishte sektori i cili ne mënyrë te vazhdueshme ka njohur vetëm renie, duke bere qe ekonomia ne këtë periudhe te jete prane recesionit.

Share This Video


Download

  
Report form