http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhbllokohen te gjitha lejet e ndërtimit ne vend. Këshilli i Kombëtar i Territorit i ka hapur dritën jeshile ndërtimeve ne çdo qytet. Kjo do te thotë se kushdo qe do te ndërtoje banesa individuale si dhe çdo biznese qe kërkon te aplikoje për leje ndërtimi mund ta marre atë nga bashkime apo komunat. Sipas qeverise shkak i rishikimit te këtij vendimi te Këshillit te Territorit është aplikimi i shume qytetareve per ndërtime individuale. Por paralelisht me këtë situate çdo leje do te marre miratimin e Agjencisë Kombëtare te Planifikimit te Territorit. Ne vëren e vitit te kaluar, kryeministri Edi Rama, ne mbledhjen e Këshillit te Territorit mori vendim për te pezulluar lejet e ndërtimi nga bashkitë dhe komunat, pasi krerët e pushteti lokal abuzonin me to kryesisht ne vitet zgjedhore. Por tashme Parlamenti ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal, te cilat kane ashpërsuar ndëshkimet për çdo person, nëpunës apo subjekt që abuzon me ndërtimet.