https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Lejet e ndërtimeve" në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës, ajo e Krujës si dhe komuna Katund i Ri kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka bllokuar përkohësisht lejet e ndërtimit, në zonat urbane që konsiderohen si kurora e gjelbër me argumentin se zonat janë në kaos urbanistik. Por përfaqësuesi i pushtetit lokal për të tre këto institucione, Ivi Kaso, argumentoi para trupit gjykues se kjo është një ndërhyrje në autonominë vendore. Ndërsa përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave tha se vendimi është marrë me qellim për të siguruar zonat e mbrojtura nga ndërtimet pa kriter. Trupi gjykues pasi dëgjoi argumentet e palëve, pritet të marrë vendim në një moment të mëvonshëm lidhur me ketë ankimim. Por Kushtetuesja e rrezoi kërkesën për të pezulluar këtë vendim, deri para përfundimi të gjykimit.

Share This Video


Download

  
Report form