http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Farmacistet kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për uljen e marzhit të fitimit nga shitja e ilaçeve. Një ditë më parë qeveria vendosi të ulë këtë marzh nga 29 në 25% për farmacistet dhe nga 14 në 11 % për importuesit dhe shpërndarësit e barnave. Sipas urdhrit të farmacisteve, ky vendim është arbitrar pasi nuk është marrë mendimi i grupeve të interesit. Ata pretendojnë se vendimi nuk është bazuar në asnjë lloj studimi, duke i cilësuar fitimet e farmacisteve minimale. Me këtë lëvizje qeveria pret një ulje të çmimit të ilaçeve me të paktën 7%. Shto këtu edhe heqjen e TVSH-së në muajin prill, një ilaç pritet të tregtohet në maj me të paktën 17% me pak të çmimit që ka sot.