Tërmeti/ Banka Qëndrore paralajmëron uljen e normës së interesit - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tërmeti i 26 nëntorit ka shtuar rrisqet në ekonomi, për shkak se dëmtimi I kapitalit con në humbje të prodhimit.Për këtë arsye banka e shqipërisë paralajmëron rishikim të normës bazë të interesit për lekun. Kjo lëvizje e bankës është një përpjeke për të nxitur ekonominë. Prej kohësh norma bazë është në nivelet më të ulta prej 1 %.Në raportin e politikës monetare, banka e shqipërisë thotë se është e vështirë të parashikohet kohzgjatja e efekteve negative të tërmetit, pasi shqipëria nuk ka një kaluar një situatë të ngjashme.Por referuar rasteve të tilla banka vëren se ka një ndërprejrje të aktitivitetit ekonomik, për rrjedhojë dhe mungesë prodhimi. Por me kalimin e kohës shpenzimet që do të përdoren për të rikuperuar kapitalin nixin ekonominë. Sipas bankës efektet do të ndikojnë dhe në inflacion, pasi  kjo tragjedi ka rritur pasiguritë tek flamiljet dhe bzinesiet për kryer apo parashikuar shpenzime.Nga nga tjetër qarku më I prekur është Durrësi. I cili gjeneron 10 % të prodhimit të brendshëm bruto ndërsa strehon 10 % të popullsisë.  Në këtë qark operojnë rreth 8% të bizneseve active në të gjithë vendin.Për bankën këto të dhënane janë një dëshmi e fortë për efekte që do të ketë në ekonomi termeti, sidomos në sektorin turistik, për shkak të efekteve psikologjike tek pushuesit.Por në analizën e saj banka thotë se zbatimi sic duhet në praktikë I progamit të rindërtimti mund të balancojë këto rreziqe.

Share This Video


Download

  
Report form