Transferimi i fitimit jashtë, 53 mln euro në tre muaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompanitë e huaja të cilat sigurojnë fitime të majme në Shqipëri vijojnë të nxjerrin jashtë te ardhurat e tyre. Për tre muajt e parë të 2014-ës, 53 milion euro kanë dalë jashtë vendit për tu investuar në tregjet e huaja dhe për të ndihmuar degët "mëma". Ekspertët thonë se në një ekonomi demokratike nuk mund të marrësh masa që të pengosh bizneset se ku të investojnë fitimet e tyre, por duhen parë mënyra që t'i bindësh ato të mbajnë paratë në Shqipëri. Por çfarë i shtyn sipërmarrësit e huaj që të çojnë fitimet e tyre jashtë? Zenel Hoxha, kryetar i dhomës britanike thotë se nëse Shqipëria do të kishte më tepër siguri në të bërit biznes, do të kishim një situatë tjetër. Që prej nisjes së krizës globale në vitin 2008-të dhe deri më sot, fenomeni i transferimit të fitimit në tregjet jashtë Shqipërisë nuk është ndalur. Për ekspertët kjo do të vazhdojë derisa kriza në eurozonë të marrë fund, dhe Europa t'i rikthehet rritjes ekonomike.

Share This Video


Download

  
Report form