http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Distributorët farmaceutikë janë kundër projektligjit për barnat që po shqyrtohet në komisionet parlamentare. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, shqetësimit të tyre iu është bashkuar edhe ai I Urdhërit të Farmacistit, vecanërisht përsa I përket mungesës së transparencës dhe garantimit të sigurisë së barnave. "Projektligji nuk tregon afatet për regjistrimin e barnave që mund të shkojnë edhe 3 vjet. Në emër të nevojave madhore rrezikohet që në Shqipëri të hyjnë barna të paregjistruara, të falsifikuara. Kërkojmë që çmimi i referencës së barnave të importit, të jetë mesatarja e 5 shteteve të rajonit dhe të realizohet automatikisht me sistem kompjuterik"- ishin disa prej vërejtjeve që bënë shpërndarësit e barnave. Ndërkohë sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Farmacistëve, ministri I Shëndetësisë ka zhvilluar vetëm një takim me ta, ku nuk janë marrë parasysh shumica e shqetësimeve të shfaqura. "90 % e propozimeve tona nuk janë marrë parasysh, drafti është i përgjithshëm dhe sipërfaqësor, nuk i përmbahet kritereve objektive, atyre jo diskriminuese dhe nuk përmban as detyrat e autoriteteve"- u shprehën farmacistët.