Shoqata e Ndërtuesve: Zhbllokoni lejet! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e ndërtuesve i kërkon qeverisë të zhbllokojë lejet e ndërtimit në të gjithë vendin, përfshirë edhe në zonat bregdetare, pasi çdo vonesë e mëtejshme është një kosto e madhe për ketë sektor që aktualisht po punon nën kapacitet. Gjatë një takimi, me Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, ndërtuesit i shprehën shqetësim kryesor, atë të krizës ekonomike që ka prekur sektorin me të rëndësishëm te vendit, si dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë. Ndërtuesit u ndalen edhe tek kërkesa për miratimin dhe zbatimin e një projekti për zhvillimin e zonave bregdetare. Shoqata e ndërtuesve nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban, në të cilin parashikohet një dialog me intensiv lidhur me çështjet që prekin të dy palët, siç është ligji për planifikimin e territorit dhe legalizimin e shtesave pa leje. Pjese e këtij bashkëpunimi është edhe çështja e familjeve të pastreha. Qeveria ka në plan që apartamentet e mbetura pa shitur, mund t'i jepen familjeve të pastreha, por ky projekt mbetet për t'u zbatuar gradualisht në varësi edhe të buxhetit të qeverisë. Ndërkohë që ndërtuesit do të evidentojnë ndërtimet që mund të shërbejnë për këtë qëllim.

Share This Video


Download

  
Report form