http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë ata që disponojnë një mjet lundrues dhe nuk kanë marrë lejen e lundrimit, nuk kanë ende një afat se kur mund të dalin në det.Sipas zv/drejtoreshës së policisë Aida Hajnaj mosdhënia e lejeve për mjetet lundruese si jetski, gomone apo skafe turistike vjen për shkak të neglizhencës së bashkive.Kjo pasi bashkitë e vendeve bregdetare ende nuk kanë përcaktuar korridoret e lundrimit dhe notimit. Gjithashtu ende nuk kanë vendosur bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të këtyre mjeteve.Zv/Drejtoresha thotë se problemi i bashkive nuk është arsye për të mos u dhënë pronave të mjeteve lundruese të drejtën për të operuar në zonën ku qëndrojnë.Ndonëse sezoni turistik ka nisur prej një muaji, asnjë nga bashkitë nuk ka marrë masa për të plotësuar këto kushte.Prej disa ditësh Policia Kufitare ka nisur aksionin nga Saranda në Shëngjin për bllokimin e të gjithë atyre mjeteve që kanë probleme me dokumentacionin.