Gjika i përgjigjet prefektit Dervishi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas arrestimit të Marjon Mitros, ish-inspektorit të ndërtimit në bashkinë e Vlorës, i dyshuar si porositësi i vendosjes së tritolit në makinën e prefektit Besnik Dervishi, ky i fundit aludoi në media për një klan lokal, të lidhur me këtë ngjarje. Zoti Dervishi nuk përmendi me emër kryetarin e bashkisë, Shpëtim Gjika, por pas disa komentesh në media dhe rrjetet sociale, kreu i bashkisë së Vlorës ka reaguar sot për mediat ndaj qëndrimeve të Prefektit të Vlorës. Në një dalje të posaçme për mediat, zoti Gjika u shpreh se përpara se të bëjë deklarime të tilla, prefekti si institucion duhet të ketë informacione të plota dhe zyrtare "Në një dalje publike, z. Prefekt ka aluduar për një "klan" që ndodhet pas tentativës për goditjen e tij e të cilin, po sipas tij, "e gjithë Vlora e njeh". Dëshiroj t'i kujtoj z. Prefekt, madje po të dojë, edhe nga pozita e zyrtarit që e ka mbajtur para tij atë post, se ai, si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë në qarkun e Vlorës dhe në qytetin e Vlorës, duke qenë se për shkak të detyrës duhet të ketë të gjithë informacionin e nevojshëm e të klasifikuar, nuk mund të flasë me opinione e me llafe rruge, e ca më pak t'i amplifikojë thashethemet e ligësitë, duke i humbur rrugën e duke ia ngatërruar pistat hetimeve që po kryhen. Gjika i bën thirrje Dervishit që nëse e ka këtë informacion duhet t'ja japë organeve kompetente dhe jo ta dekonspirojë publikisht. Në të kundërt, sipas Gjikës, Dervishi flet me mllefe personale dhe e kthen hatërmbetjen personale në "kauzë shtetërore", duke bërë kështu sërish një shkelje, më së paku të etikës së nëpunësit të shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form