Kush është Shpëtim Gjika? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
ryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, u mor i pandehur sërish për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Njësoj si një vit më parë edhe këtë herë, 51-vjeçari duket se do të jetë më shumë i pranishëm dyerve të Gjykatës, se sa atyre të Bashkisë së Vlorës. I zgjedhur më 8 maj të 2011 në mandatin e tretë radhazi në postin e kryetarit të Bashkisë, Gjika u kthye në një nga politikanët e suksesshëm që arriti të fitonte zgjedhjet, në një kohë që Partia Socialiste ishte në opozitë. Shpëtim Gjika është anëtar i Partisë Socialiste që prej vitit 1992, por vetëm në vitin 2002 arrin të integrohet në strukturat e larta të Partisë Socialiste, pasi fitoi zgjidhet si kryetar i Këshillit Bashkiak në Vlorë. Pas kësaj, ai emërohet si prefekt i Vlorës dhe në tetor të vitit 2003, kandidon dhe zgjidhet kryetar i Bashkisë me rreth 53 përqind të votave. Deri në vitin 2005, kur Partia Socialiste humbi zgjedhjet, në Vlorë nisin të kryhen me dhjetëra investime. Por edhe pas kalimit në opozitë, më 18 shkurt të vitit 2007, Shpëtim Gjika kandidon sërish për kryebashkiak, kësaj here nën siglën PS-se, te drejtuar nga kryetari Edi Rama ku dhe arrin të fitojë bindshëm. Edhe pse përflitej për marrëdhënie të tendosura me kryetarin Rama, kandidimi i tij për herë të tretë në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, ishte i pashmangshëm. Në këto zgjedhje, Shpëtim Gjika arriti të triumfojë ndaj Ardian Kollozit me rreth 55 përqind të votave, më shumë seç ishte zgjedhur për të parën herë kryetar i bashkisë. Por në këtë moment fitoreje, nisën debatet me lidershipin e Partisë Socialiste. Përgjigja e kryetarit të Partisë Socialiste vonoi deri në gusht të vitit 2013, pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form