Shpëtim Gjika i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rreth një viti gjykimi Gjykata e Shkalles se pare e Tiranës e ka shpallur sot te pafajshëm kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika. Duke rrezuar kështu te gjitha akuzat e Prokurorisë, e cila kërkoi dënimin e tij me katër vite burg nen akuzën e falsifikimit te dokumenatve. Vendimi u shpall ne mesdite nga gjyqtari Arben Picko i cili lexoi vetëm pjesën e shkurtuar te vendimit. Gjithashtu gjykata vendosi edhe heqjen e sekuestrove per dy objektet qe ishin ne proces gjykimi. Vendimi është pritur me entuziazëm nga familjaret e te pandehurve, ndërsa vete krybashikaku i Vlorës, i cli ishte i pranishëm ne gjykata nuk pranoi te bënte asnjë koment ne lidhje me vendimin. Ne lidhje me vendimin ka reaguar edhe organi i akuzës. Burime nga ky organ kane bere me dije se do tre apelojnë vendimin ne nje gjykate me te larte.

Share This Video


Download

  
Report form