http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimi brenda pak orësh i masës se sigurisë ?arrest me burg? ne detyrim paraqitje për kryetarin e Bashkisë se Vlorës Shpetim Gjika dhe lëvizjet e tij nga paraburgimi ne spitalin e Vlorës, e me pas ne një spital privat ne kryeqytet, pa njoftuar prokurorin e çështjes, ka bere qe prokuroria e Vlorës te nise verifikimet. Përmes nje letre drejtuar Drejtorisë se Burgut ne Vlore, organi i akuzës kërkon sqarime per procedurën e ndjekur per transferimin pa dijeni te saj, te kryetarit te Bashkisë se Vlorës, Shpëtim Gjika drejt Tiranës. Gjithashtu, verifikime po kryen edhe ne lidhje me përcaktimin e gjendjes shëndetësore te te pandehurit, lidhur me deklarimet e mjekeve se ndodhet ne gjendje te rende. Prokuroria ka kërkuar dhe sekuestrimin e te gjithë praktikes mjekësore te ndjekur, qe nga paraburgimi i Vlorës e deri ne shtrimin ne Spitalin Amerikan ne kryeqytet, ku i është nënshtruar koronarografise. Shpëtim Gjika u arrestua mesditën e 6 shkurtit pas masës, arrest me burg te marre nga Gjykata e Vlorës per akuzën e falsifikimit te dokumenteve dhe shpërdorimit te detyrës. Për te njëjtat akuza, ndodhen ne burg dy te arrestuarit e tjerë, shefja e urbanistikes në Vlore Doriana Sula dhe biznesmeni i ndërtimit Artur Haxhi.