Kush është “Eskobari i Ballkanit”? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-11

Views 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emri i Klemend Balilit, Drejtori i Transporteve të Sarandës, i cili sipas opozitës është kreu i narkotrafikut mes Shqipërisë e Greqisë është regjistruar më herët në dosjet e policisë. Në vitin 2006 ai sëbashku me 3 efektivë policie të Sarandës, u arrestuan pasi po tentonin të kalonin për në shtetin fqinj rreth 750 kilogramë drogë drejt Greqisë. Dosja u dërgua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nën akuzat e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal, por për Klemend Balilin, hetimet u pushuan. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e pushimit, ndërkohë që për pjesën tjetër të mbetur të të arrestuarve gjykata caktoi në total 46 vite burg, vendim i cili u mbështet dhe nga gjykata e lartë në vitin 2008. Nga ana tjetër, mediat Greke e konsiderojnë 44-vjeçarin në kërkim si ?Escobari i Ballkanit?. PD thotë se ai është Klemend Balili, drejtori i transporteve në Sarandë. Në hetimet për goditjen e këtij rrjeti mediat greke shkruajnë se nga përgjimet kreu i narkotrafikut u ka thënë të arrestuarve se do të kujdeset për ta pasi ka lidhje të forta në politikën shqiptare. Për rastin Balili, ende nuk ka një reagim nga autoritet shqiptare pasi sipas opozitës po mbahet i fshehur pasi është i përfshirë dhe një zyrtar i lartë i administratës. 15 persona u arrestuan, 13 grekë dhe 2 shqiptarë gjatë bastisjeve të kryera në provincat e Greqisë veriore ku u sekuestruan 678 kg kanabis. Sipas mediave greke, hetimet janë zhvendosur dhe në Belgjikë, pas dyshimeve se droga shpërndahej në disa vende të Evropës.

Share This Video


Download

  
Report form