http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e tokës për varreza nuk është shqetësim vetëm për Tiranën. Ky problem po ndihet edhe në qytetin e Lezhës. Krerët e bashkisë deklarojnë se në varrezën publike kanë mbetur vetëm 15 vende të lira, ndërkohë që po hasen vështirësi me shpronësimet për hapjen e parcelave të reja. Banoret e Lezhës kërkojnë zgjidhje urgjente pasi ky nuk është një problem që mund të presë. Ashtu si në shume qytete të vendit edhe në Lezhe mungesa për sipërfaqe të reja ka detyruar hapjen e varreve në rrugicat dhe trotuaret e varrezave. Por teksa lëviz në varrezën publike të Lezhës, vë re se edhe këtu ekziston fenomeni i shitjes së tokës, madje blerësit nëpërmjet tabelave të ndryshme të venë në dijeni për token e zëne. Drejtues të Bashkisë së Lezhës nuk e pranojnë fenomenin e shitjes së tokës, Sipas tyre këto tabela janë nisma individuale të banoreve. Ndërkohë kreu i Bashkisë së Lezhës i ka bere kërkese zyrtare ministrit të Brendshëm për nisjen e shpronësimeve për hapjen e parcelave të reja.