Elbasan, mbetjet në lumë rrezik epidemie - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë dy banore të lagjes "5 maji" në Elbasan, ku jetojnë më shumë se 2000 banorë kryesisht të komunitetit rom. Si çdo ditë edhe sot ato po hedhin mbeturinat në përroin e Manazderës, pasi në të gjithë këtë territor mungojnë kazanët e plehrave prej disa muajsh. Këta banorë, por edhe ata të lagjes "Partizani" përdorin shtratin e këtij përroi dhe atë të Zarranikës për të depozituar mbetjet urbane. Siç shihet nga pamjet në gjithë gjatësinë e tyre këta përrenj që përshkojnë një pjesë të qytetit në periferi të tij, janë shndërruar në vatra të rrezikshme infeksioni. Banorët që jetojnë vetëm pak metra larg përrenjve të ndotur akuzojnë bashkinë për neglizhencë ndaj shqetësimit të tyre prej disa muajsh. Përfaqësues të bashkisë nuk pranojnë që të komentojnë këtë situatë, por jashtë kamerave fajësojnë vetë banorët për dëmtimin e kazanëve të vendosur aty muaj më parë. Këtë shpjegim jep në fakt edhe kryeinspektori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Ardit Milloshi, sipas të cilit, bashkia nuk ka gjetur mirëkuptim me banorët për këtë çështje. Ndërkohë, ai thekson edhe një problem tjetër administrativ që nuk lejon urbanizimin e kësaj zone. Deri në ndarjen e re administrative, apo edhe gjetjen e gjuhës së përbashkët mes banorëve dhe bashkisë, të cilët akuzojnë secilën palë respektivisht, situata vështirë të ndryshojë deri në periudhën e verës, kur ky shqetësim është edhe më i madh për qytetin.

Share This Video


Download

  
Report form