Qindra kafshë të ngordhura kanë mbetur në rrugë e ara pas tërheqjes së ujit ne disa nga zonat e përmbytura të Shkodrës. Banorët që ende se kanë marrë veten pas përmbytjeve të herëpashershme, tashmë i frikësohen edhe përhapjes së epidemive. Veç bagëtive të mbytura pas vërshimit të ujit, shumë të tjera sipas banorëve mund të kenë të njëjtin fat, për shkak se baza ushqimore është dëmtuar gjatë përmbytjes. Për largimin dhe asgjësimin e kafshëve të ngordhura nuk është marrë asnjë masë, madje edhe në lagjen periferike të Shkodrës, Livadë. Drejtues të shëndetit publik në Shkodër nuk japin asnjë sqarim për situatën e krijuar. Problem në zonat e përmbytura mbetet edhe mungesa e ujit të pijshëm, si pasojë e ndotjes së ujësjellësit. Ndërkohë, fshati Obot vijon të jetë i izoluar pasi niveli i ujit rreth shtëpive arrin ende në një metër. Ndërsa në gjithë rrethin për momentin llogaritet të jenë nën ujë, rreth 3600 hektarë toke.
Hundreds of dead animals are left in the field after the withdrawal of the water way in some of the flooded areas of Shkodra. Residents still have to recover from occasional flooding, already fearful of the spread of epidemics. In addition to livestock drowned after flood water, and many other people may have the same fate, because the food base was damaged in the flood. For removal and disposal of dead animals is not taking any measures, even in the suburban district of Shkodra, Livadia. Public health leaders in Shkodra not give any explanation for the situation. Problem areas remain flooded the lack of drinking water, as a result of water pollution. Meanwhile, Obot village continues to be isolated as the water level around the house is still in one meter. As in all district is currently estimated to be under water, about 3600 hectares of land.