Zonat e banuara të rrezikuara nga mbetjet kimike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në listën e 31 hotspoteve ku ka mbetje kimike në Shqipëri, tre mbeten më të rrezikshmet: mes tyre Zharreza, Berati dhe Elbasani. E kjo sipas specialisteve nuk ka të bëjë me sasinë e kimikatit të pranishëm, por me përhapjen e tij pranë zonave të banuara në territore ku luajnë fëmijët çdo ditë. Tirana nuk mbetet mbrapa rrezikshmërisë, pasi numëron pesë zona të nxehta. Në listën e hotspoteve renditet edhe vete Instituti i Shëndetit Publik, por Lindita Tafaj specialiste për mbetjet kimike pohon se kur ato janë në duar të profesioniste apo për përdorim laboratorik nuk paraqesin rrezikshmëri. Mbetjet kimike në vendin tonë kanë qenë të magazinuara ose pjesë të uzinave në kohen e monizmit. Por, pas viteve '90 specialistët tregojnë se ato u përhapen pa kriter në mjedis dhe pranë qendrave të banuara. Specifikat e tyre janë të ndryshme dhe po ashtu edhe pasojat në organizmin e njeriut, por gjithmonë e më shpesh kjo lloj ndotje është lidhur me rritjen e të sëmurëve me kancer në Shqipëri. Hotspotet me mbetje të tilla të rrezikshme, nuk janë as të panjohura dhe as të krijuara rishtazi. Specialistet kanë mbi një dekadë që kanë dhënë alarmin për rrezikun në shëndetin e njerëzve dhe ndotjen mjedisore. Por u desh debati për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë, që vëmendja të kthehej në një tjetër rrezik me të cilin banorët e këtyre zonave kanë vite që bashkëjetojnë e askush nuk di të thotë edhe për sa kohë.

Share This Video


Download

  
Report form