http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra të rinj dhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Elbasanit protestuan sot në qendër të qytetit, për të kundërshtuar një vendim të mundshëm të qeverisë për të shkatërruar armët kimike të Sirisë në uzinën e demontimit të armëve në Mjekës, pak kilometra larg qytetit. Me pankarta në duar dhe thirrje për të mbrojtur shëndetin e banorëve të zonës, por edhe të të gjithë shqiptarëve, ata kërkuan më tepër mbështetje nga qytetarët e Elbasanit. Ndërkohë, një ditë më parë, banorë të zonës së Mjekësit në Elbasan, organizuan një protestë, me anën e së cilës kërkuan që zona e tyre të mos përdoret si territor për shkatërrimin e mbetjeve toksike të regjimit të Asadit në Siri.