https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Jo armëve kimike të Sirisë" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lajmi se Shqipëria mund të jetë një nga vendet që do të bëjë demontimin e armëve kimike të Sirisë kundërshtohet nga ambientalistët. Në një deklaratë për mediat, aleanca kundër importit të plehrave i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të refuzojë futjen e këtyre armëve në territorin tonë. Ndërkaq një nga ambientalitët më aktivë sa i përket protestave kundër importit të mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri, Lavdosh Ferruni, thotë se armët kimike klasifikohen si mbetje të rrezikshme dhe niveli i rrezikut për Shqipërinë është më i lartë nëse marrim parasysh rrjetin nënujor që ka. Përveç lajmeve që qarkullojnë në mediat ndërkombëtare se Shqipëria është një nga vendet potenciale që mund të bëjë asgjësimin e rreth 1 mijë tonë armëve kimike nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare nëse do të pranojë apo jot ë bëjë demontimin. E kontaktuar nga Vizion Plus ambasada amerikane shprehet se shumë shpejt do të ketë një deklaratë për mediat lidhur me këtë çështje. Javën që shkoi zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit vizitoi Shqipërinë, ndërkohë që ka patur një takim dhe ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli. Gjatë viteve 2004 dhe 2007 Shqipëria ka asgjësuar 16 ton gaz mustard, armë kimike e trashëguar nga ushtria kineze.

Share This Video


Download

  
Report form