Propozimet e LSI-së për buxhetin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleati më i rëndësishëm i Partisë Socialiste, LSI del kundër qeverise për rritjen e tatim fitimit deri në 15 % për disa kategori biznesi. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili në emër të 19 deputeteve të kësaj force politike ka kërkuar që tatim-fitimi për fasonët të mos ndryshojë dhe të vazhdoje të jetë 10%. Aktualisht në biznesin fason janë të punësuar 150 mijë persona duke e shndërruar në një sektor jetik për ekonominë e vendit. Një tjetër argument mbi të cilin LSI mbështet propozimet e saj për të mos rritur tatim-fitimin është konkurrenca pasi vendet e rajonit e kanë më të ulët këtë taksë, Mali i Zi për fasonet e ka tatim fitimin 9% ndërkohë që Maqedonia e ka 8. Në këto kushte rritja mund të detyroje fasonët të zhvendosin bizneset e tyre. Por pavarësisht këtyre argumenteve Ministria e Financave ka vene theksin tek efekti i madh në buxhet pasi sipas përllogaritjeve të saj, arkës së shtetit do t'i mungojnë 28 milionë dollarë, edhe pse sipas shifrave të bëra publike nga vetë fasonët efekti nuk do të jetë më shume se 400 mijë dollarë. Burime pranë LSI bëjnë të ditur se do të presin përgjigjen e qeverise para se të vendosin qëndrimin që do të mbajnë në rast të rrëzimit të propozimeve të tyre. Qëndrimi i LSI ndaj buxhetit dhe paketës fiskale merr një rendësi specifike pasi një votë kundër e grupit parlamentar do ta linte mazhorancen me vetëm 66 deputetë dhe në vështirësi për te miratuar ligjet më të rëndësishme financiare.

Share This Video


Download

  
Report form