Qeveria rrëzon propozimet e LSI, opozita: Po mashtroni studentët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria nuk do të bëjë ndryshime në Ligjin e Arsimit të Lartë.Ministrja e Arsimit Besa Shahini e pranishme në Komisionin e Medias ku u diskutua në lidhje me 4 propozimet e LSI për ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, bëri me dije se nuk është e nevojshme që të bëhen ndryshime ligjore.?Nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen si ndryshime ligjore, ne me VKM dy nga ështjet e studentëve i kemi adresuar tashmë. Studentët duan rritje nga 10-50% në organet për vendosjen e dekaneve dhe rektorëve dhe një përfaqësues nga studentët në bordet e menaxhimit. Në asnjë rast nuk është i prezantuar studenti në masën 50%, nuk kemi parë raste. Në zgjedhjen e rekorëve dhe dekanëve, studentit i kërkohet ekspertizë se kush do ta udhëheqë universitetin, Nuk e kemi parë një model që studenti të ketë një vendimmarrje të tillë?Por pas këtyre deklaratave, Shahini u largua nga mbledhja e Komisionit të Medias duke shkaktuar edhe debate në radhët e opozitës.Drejtuesja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi e cilësoi largimin e ministers si një provokim të Ramës ndërsa tha se qeveira nuk i ka marrë parasysh kërkesat e studentëve.

Share This Video


Download

  
Report form