http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetet e Lëvizjes Socialiste per Integrim votuan pro buxhetit e paktës fiskale, por kjo vote nuk do te thotë se LSI është dakord me vizionin e qeverise. Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka dale para medias per te kërkuar tërheqjen e qeverise për disa pika gjate diskutimit nen për nen te buxhetit e paketës fiskale.?Duhet te ketë reflektim per akcizën e birrës dhe grantet per pushtetin vendor.?Vasili ka shpjeguar edhe votën e LSI per hetimin ndërkombëtar per ?CEZ?.?Ne kërkuam dhe sigurisht do të ishte zgjidhja optimale dhe në pikëpamjen ligjore e kushtetuese që të kishim një konsensus të gjerë për të bërë ndryshimin përkatës kushtetues që do t?i hapte rrugë një hetimi të tillë. Për fat të keq, një konsensus i tillë nuk ndodhi, e në mungesë të tij, ne nuk orientuam politikisht votën tonë dhe të gjithë deputetët në sallë votuan sipas vullnetit të tyre të lirë lidhur me këtë çështje.?Qe prej nisjes se debatit për hetimin e CEZ, PD iu drejtua shpesh LSI qe te mbaje premtimin e t?i hape rruge hetimit ndërkombëtar, por ne séance plenare deputetet e LSI votuan ne mënyre te ndryshme dhe kërkesës qe PD u rrezua.