http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teknologjia të detyron të ndjekësh rregullat e saj, e një nder to është edhe përdorimi i shkurtimeve gjate komunikimit. Një nga njohësit dhe zbërthyesit më të mirë të Gjuhës Shqipe, Profesor Edmond Tupja qetëson duke thëne se shkurtimet janë një pasoje e domosdoshme e jetës se përditshme ku shpejtësia e teknologjisë ndërlidhet me shkurtimin e fjalëve. Suela, Klara dhe Denisa janë tre vajza te cilat pranojnë që në komunikimin e tyre të përditshëm zbatojnë shkurtimet e fjalëve. Por ka një rrezik serioz sipas profesor Tupes, ajo është përshtatja e shqipes me gjuhët e tjera. Klara është studente në "La Sapienza" por ajo ende i reziston përshtatjes në shqip dukë ju shkruar prindërve më ka marrë malli.