Gabimet në shkrimin e shqipes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vajzës time apo vajzës sime? Cila prej këtyre dy formave është mënyra e saktë e shkrimit të shqipes?! Kësaj pyetjeje, njerëzit nuk rreken t'i japin përgjigje në ligjërimin e përditshëm. Por për akademiket e gjuhës, gabimet në drejtshkrim të kësaj natyre janë ende të pranishme e kërkojnë zgjidhje. Akademiku Kolec Topalli, tregon mbi atë çka diskutoi Këshilli Nderakademik i Gjuhës, i mbledhur pak ditë më pare në Prishtinë. Një tjetër shembull i gabimeve të zakonshme që bëjmë në shkrim është edhe përdorimi jo i sakte i trajtave te lidhoren. P.sh: do laj duhet të shkruhet do të laj. Por jo vetëm kaq, pasi teknologjia është një tjetër faktor se si gjuha jonë e shkruar ka ndryshuar. Të gjithë ne, kur shkruajmë një mesazh, qofte ky i dërguar përmes celularit apo komunikimit online, përdorim shpesh shkurtesa te tilla, ku fjala "Faleminderit" behet thjesht "Flm", ose një togfjalësh i tere siç është "Kalofsh Mire" kthehet në "KLM". Për gjuhëtarin Topalli, shqetësuese është edhe mospërdorimi i zanores "ë" dhe bashkëtingëllores "ç" për shkak se aparatet celulare apo tastierat e kompjuterëve nuk i kane këto germa. Në mbledhjet e Këshillit Nderakademik të gjuhës shqipe është diskutuar here pas here edhe për forma të reja të drejtshkrimit. Një prej propozimeve të fundit është që shumësi i emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -nj, të ndryshoje duke përfunduar me --j. E thëne ndryshe, "lumenj" të behet "lumej"! Por ky mbetet vetëm një propozim, pasi vendimet i merr vetëm mbajtja e një kongresi, si ai që përcaktoi standardin e shqipes në vitin 1972.

Share This Video


Download

  
Report form