Bushati: Ambasada vetëm në letër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri Ditmir Bushati ka denoncuar përpara deputetëve të komisionit parlamentar të Jashtëm faktin se në diplomacinë shqiptare ekzistojnë përfaqësi të cilat figurojnë vetëm në letër. Sipas tij, qeveria e shkuar ka marrë vendime për hapjen e disa ambasadave si në Afrikën e Jugut apo në Meksikë, por pa dhënë asnjë fond për funksionimin e tyre. Ndërkaq, ai konfirmoi edhe njëherë faktin se në 2014-ën do të mbyllen disa ambasada në vende të cilat nuk janë prioritare dhe se do të ketë një rikonceptim të politikës së jashtme. Bushati denoncoi edhe faktin se emërimet e bëra në përfaqësitë tona diplomatike kanë qenë në shumicën e rasteve politike, duke përmbysur raportin që përcakton ligji për emërimet. Sipas ligjit 30 për qind e tyre duhet te jene politike dhe 70 për qind të vijnë nga karriera e brendshme diplomatike. Buxheti për ministrinë e Jashtme për vitin e ardhshëm është 2 miliard lekë ku 80% e tyre do të shkojnë për shërbimet diplomatike jashtë vendit. Në krahasim me 2013-ën, ministria e Jashtme merr një fond shtesë prej 65 milion lekësh. Pavarësisht kësaj, kreu i këtij dikasteri pranoi se ka nevojë për fonde të tjera, por pa bërë asnjë kërkesë zyrtare për ministrinë e Financave.

Share This Video


Download

  
Report form