http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Personat me aftësi te kufizuar i kërkojnë Ministrisë se Mirëqenies Sociale, te zbatoje vendimet e qeverise, qe përcaktojnë kushtet dhe infrastrukturën ne rruge për këtë kategori. Megjithëse ne katër vitet e fundit janë ndërmarrë nje sere nismash, ato kane mbetur vetëm ne letër.Ministrja Xhaçka gjate takimit me përfaqësues te shoqatave qe mbrojnë interesat e personave me aftësi te kufizuara, tha se për vitin 2016-te ka pasur përmirësim te kushteve, por mbetet akoma per t?u bere.Zv/ Ministrja e Arsimit Nora Malaj beri te ditur se per fëmijët me aftësi ndryshe është rritur numri i mësuesve te posaçëm. Ndërsa ministritë raportonin per arritjet qe kane bere për t?i ardhur ne ndihme personave me aftësi te kufizuara, pati edhe reagime ku kërkohej ndalimi i përdorimit per qëllime elektorale. Ministria e Mirëqenies Sociale apeloi qe te rinjtë me aftësi te kufizuar, te ndjekin shkollat profesionale.