http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikur te mos mjaftonte performanca e dobët ne mbledhjen te ardhurave ne këtë fillim viti, buxheti i shtetit per 2015 do te përballet me nje tjetër sfide. Atë te vendimeve te Gjykatës per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg lidhur ne padite qe kane depozituar pronaret shqiptare. Dhe behet fjale per nje kosto qe per këtë vit parashikohet te arrije ne 3 miliard leke. Dhe qeveria shqiptare është e ndërgjegjshme per këtë fakt, pasi ajo ka lajmëruar Fondin Monetar Ndërkombëtar. Përmes nje letre te firmosur nga ministrat Ahmetaj dhe Cani si dhe nga guvernatori Genti Sejko nëpërmjet, te cilës ata e vene ne dije per kërcënimet me te cilat përballet buxheti.Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka filluar te gjykoje një grup tjetër te padive te ngritura kundër qeverise shqiptare nga pronaret e pronave te shpronësuara. Kompensimi për pretendimet e çështjeve për te cilat pritet te merren vendime ne 2015, mund te arrije 3 miliardë leke gjithsej, ndërkohe qe gjate vitit 2014 u dhëne 1.1 miliardë leke?. Nisur nga precedentët e këtyre rasteve, pritet te paraqiten kërkesa shtese për kompensime.Ne letrën drejtuar FMN shkruhet se nje grup ndërinstitucional pune i kryesuar nga zëvendëskryeministri ka nisur punën per hartimin e nje plani masash per zgjidhjen e ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te pronave, e cila do te finalizoje nje strategji te re ne kete fushe. Edhe pse ceshtja e pronave është nje nga me te mprehtat per qeverinë, ende deri me tani nuk është gjetur nje zgjidhje se si mund te minimizohen kostot ne kete drejtim.