Taksat që do të rriten ne 2014-ën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nafta, benzina, kafeja, cigarja, pijet alkoolike do të jenë produktet që do të na kushtojnë më shtrenjte vitin e ardhshëm. Qeveria ka zyrtarizuar paketën fiskale, në të cilën parashikon që të mbledhë 18 miliardë lekë më shumë. Sipas variantit final, këto janë taksat që parashikohen me rritje në 2014-ën. Po rritja e çmimit për produktin bazë në ekonomi, siç është karburanti rrezikon të sjellë një rritje zinxhir të shërbimeve të tjera, duke rënduar kostot për bizneset dhe qytetarët. Nga ana tjetër, biznesit të madh do t'i rritet tatim-fitimi me 5 %, çka do të thotë se kjo kosto rrezikon të përcillet tek konsumatori. Por, pjesë e paketës është ndryshimi i tatimit për pagat, e cila parashikon një progresivitet në varësi edhe të rritjes së të ardhurave. Bujqësia dhe turizmi do të jenë sektorët që do të përfitojnë nga paketa fiskale, pasi është vendosur ulja në 10 % e TVSH-së për hotelerinë, si dhe heqja e TVSH-së për lëndët e para në bujqësi, si dhe akcizës për karburantin që përdoret në këtë sektor. Biznesi ka kundërshtuar këtë paketë, me argumentin se rritja e taksave do të ndikojë negativisht në këtë kohë krize, pasi do të rrisë evazionin fiskal.

Share This Video


Download

  
Report form