http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në shtator asnjë biznes, nuk do të guxojë më të shmangë taksat. Kanë qenë këto fjalët e kryeministrit Edi Rama i cili paralajmëroi një fushatë të re të qeverisë së tij për të luftuar informalitetin e lartë në sektorin e biznesit. Këtë herë, kryeministri duket se ka reflektuar pas kërkesave të shumta të sipërmarrësve të cilët shpesh kanë bërë thirrje që shtetit të mos rritë të taksat, por të luftojë ata të cilët nuk i paguajnë ato.?Do të ulim taksat, por që t?i ulim duhet që të luftojmë informalitetin. Ka biznese që nuk derdhin asnjë lek dhe ne vazhdimisht i kemi rënë në qafë bizneseve të ndershme??Kryeministri tha se nuk do të lejojë më që as bizneset e mëdha të mashtrojnë tatimet duke u raportuar bilance të rremë. Sipas tij, të dhënat e pasqyrave financiare të ndërmarrjeve ndryshe raportohen në banka e ndryshe në tatime. Që prej 1 janarit të 2018-ës, të gjithë bizneset që marrin kredi, duhet të çojnë në banka deklaratën tatimore. Këto reforma të reja kundër informalitetit, kryeministri i lançoi në konferencën ?Mbështetja e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë? ku studentë të Universitetit të Harvardit në një studim dyvjeçar nxorën sektorët prioritarë për rritjen ekonomikë të Shqipërisë.Drejtori i qendrës për zhvillim ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit prof. Ricardo Hausmann tha: Ne kemi analizuar sektorët potencialë për zhvillimin e Shqipërisë, dhe burimet natyrore këtu janë të pafundme. Puna është të menaxhohen si duhet. 5 degët prioritare janë: turizmi, nafta, energjia, bujqësia dhe manifaktura. Qeveria brenda 15 ditësh do të shesë edhe zonën e parë industriale, atë të Spitallës. Edhe pse rritja ekonomike e Shqipërisë ka qënë sipas parashikimeve që ka buxheti i shtetit, mbledhja e të ardhurave është në rënie. Për këtë arsye, qeveria po ndërmerr nismën për të luftuar ata të ciltë tregtojnë në të zezë. Që prej dy javësh, 500 punonjës të rinj kanë nisur punë në drejtorinë e tatimeve për të bërë kontrolle në terren për të gjithë bizneset.