“Banorët që jetojnë në periferi të kontribuojnë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisur nga situata shqetësuese e zjarreve në Tiranë, kryetari i bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje banorëve që jetojnë në zonat përreth kryeqytetit, që të sinjalizojnë sa më parë çdo rast. Kështu sipas Veliajt, mund të shmangen dëmet e parikuperueshme në pyje.

?Të gjithë kolegët e Bashkisë janë në krye të detyrës, sidomos ata që po merren me situatën e vështirë të zjarreve në zonat periferike, kryesisht ajo e Kërrabës, Ibës, Dajtit, zona e Kasharit. Fatmirësisht në shumicën e rasteve, edhe falë kontributit të qytetarëve që kanë lajmëruar në kohë, i kemi shuar zjarret brenda pak orëve. Megjithatë, kërkohet që të jemi të gjithë të vëmendshëm, të lajmërojmë në kohë. Sa më vigjilentë të jemi, sa më shpejt të njoftohemi, aq më nën kontroll mund të mbajmë situatën e zjarreve?.

Kryebashkiaku kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve edhe sa i përket situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në një kohë që vendi po përballet me temperatura të larta e me një thatësirë të zgjatur.

?Teksa presim shirat dhe që moti të na shpërblejë me prurje nëpër rezervuarë e burime, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të kursejmë ujin e pijshëm. Çdo ujë që derdhet kot është duke lënë pa ujë dikë tjetër. Vazhdojmë të kemi nën kontroll mbi 90% të territorit të Tiranës dhe për të gjithë problematikën që kemi vetëm tek zona e Unazës së Re, ish zona e komunës Kashar, po vazhdojmë me tre turne botet.?

Deklaratat Veliaj i beri pas inspektimeve ne bllokun e banimit ne zonën e Selitës, i cili pas 30 vitesh po i nënshtrohet rehabilitimit te plote.

Share This Video


Download

  
Report form