Shembet kompleksi Jon, 300 kg tritol për prishjen e tij - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shpërthim të komanduar dhe brenda pak sekondave, në orën 14:00 të së shtunës janë shembur pjesërisht dy kullat 7 kateshe të kompleksit në zonën e "Ujit të Ftohtë". Reja e stërmadhe e tymit është shperndarë vetëm pas disa minutash, duke bërë të dukshme pamjen e kompleksit të prishur nga shpërthimi. Edhe më herët specialistet e forcave xheniere, sqaruan për Vizion Plus se objekti nuk do të shembej plotësisht. Pjesët e mbetura në këmbë do të shkatërrohen pjese -- pjese, gjate aksionit që do të vijojë për heqjen e inerteve. 300 kilogram tritol ishin vendosur në pjesë të ndryshme të objektit për shembjen e kompleksit në zonën e "Ujit të Ftohtë". Gjatë 10 ditëve punonjësit e forcave xheniere punuan për hapjen e 1500 zgavrave ku u vendosen kallëpet e tritolit. Ndërsa paralelisht me forcat xheniere makineritë e renda punuan për prishjen e kolonave të kompleksit për të dobësuar strukturën e tij. Një orë para shpërthimit u bllokua qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve, ndërsa në zonë u vendosen forcat zjarrfikëse dhe ambulancat. Kompleksi "Jon" është i dyti objekt në Vlorë, pas atij në zonën e "Skelës", që shembet nga Inspektorati Ndërtimor Kombëtar. Shembja e tyre pritet t'i hapë rrugë projektit për ndërtimin e shëtitores në qytetin e Vlorës. Por shembja e kompletit "Jon" u parapri nga debate të ashpra politike pasi pronar i këtij ndërtimi ishte vjehrri i Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Pavarësisht debateve dhe lejes së ndërtimit për këtë kompleks nga Bashkia e Vlorës, qeveria vendosi prishjen e objektit dhe shpronësimin e banorëve që kishin blerë apartamente në këtë kompleks.

Share This Video


Download

  
Report form