Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 36 kg tritol është shfrytëzuar për të hedhur përtokë karabinanë 5 katëshe të ngritur në zonën e Tre rracave në Vlorë.
Shpërthimi i kontrolluar u bë në orën 13:00 të 1 prillit ndërsa përgatitjet kishin nisur dy javë më parë kur në total u hapën 653 vrima për të vendosur lëndën eksplozive.
Shpërthimi u krye nga specialistë të ministrisë së Mbrojtjes në bashkpunim me IKMT.
Tre orë para shpërthimit u morën masa për të larguar banorët.
Banorët rreth ndërtesës ishin lajmëruar që të linin dritaret hapur, por edhe të ulnin në tokë pajisjet elektroshtëpiake për të mos pësuar dëme në banesat e tyre. Në vendngjarje ishin prezent edhe forcat zjarrfikese dhe autoambulancat,ndërkohë një gjatësi prej 1. 5 km u boshatis.
Pavarësisht kësaj nuk munguan ata që kundruan nga afër shpërthimin e komanduar. Nderkohë drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici tha se po i kthehet hpësira e munguar banorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sot-shembet-me-tritol-karabinaja-5-kateshe-apeli-ne-vlore-mos-u-afroni/