Do të shembet me eksploziv sot në orën 14:00 kompleksi "Jon" në Vlorë, që ndodhet në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës. Janë hapur 1500 vrima në kollonat e betonit të pallatit dhe tre brigada të xhenios vazhdojnë mbushjen e vrimave me kallëpë tritoli C4,(rreth 300 kg) nga ku më pas do të kryhet dhe shpërthimi i komanduar për rrëzimin e objektit 8 katësh.