36 kilogramë tritol është përdorur për të shembur me shpërthim të kontrolluar një pallat 5 katësh në zonën e ?Tre Raca" në Vlorë. Puna për shembjen e pallatit ka nisur prej gati dy javësh. Ne total hapen hapur rreth 653 vrima, për të vendosur lëndën eksplozive. Shpërthimi i kontrolluar u krye nga specialiste të ministrisë së Mbrojtjes mesditën e kësaj të shtune.
Banorët rreth pallatit ishin lajmëruar dhe instruktuar për mënyrën sesi duhet të vepronin për shmangur problemet. Dëmet në banesat dhe bizneset rreth zonës së shpëtimit kanë qenë ta pakta. Suzana Kallajaxhiut ka patur dëmtime në krisjen e tavanit të banesës së saj.
Kreu i IKMT Dallendyshe Bici, u shpreh se zona tashmë i kthehet qytetarëve.
Shembja e pallatit në zonën ?Tre Raca? në Vlorë u urdhërua pak javë më parë nga vetë kryeministri Rama, gjatë inspektimit të disa projekteve të tij në Vlorë. Për pallatin hedhur në erë ka qenë i arrestuar edhe ish-kreu i bashkisë Vlorës Shpëtim Gjika, i cili mori pafajësi nga gjykata. Pronari i objektit mori dëmshpërblim nga qeveria në vlerën e 82 milionë lekeve të reja.
Tv Klan