Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë në Sarandë. Operacioni i IKMT u zhvillua në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës nr.5, loti 2 dhe 3.
Objekti kishte katër kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 metër katrorë. Në trupin e objektit u hapën 200 vrima dhe do u vendosen 10 kilogramë lëndë eksplozive c4.
Ndërkaq, operacioni i IKMT në mbështetje të bashkisë Sarandë, do të vijojë edhe me prishjen e disa objekteve të tjera, 1 dhe 2 katëshe.