A1 Report - Vlore "gjunjezohet" kompleksi "Jon", u perdoren 300 kg tritol

Report TV 2015-08-21

Views 2

Shpërthimi i komanduar i 300 kg eksploziv shkaktoi shembjen e kompleskit "Jon" në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në pronësi të pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.

Kompleksi "Jon" përbëhej nga dy godina. Nga shpërthimi njëra godinë ka rënë pothuajse tërësisht ndërsa godina tjetër ka rënë pjesërisht. Janë gati 4-5 kate të pallatit 8 katësh të cilët nuk janë shembur. Më pas ka vazhduar shembja me eskavator.

Për shpërthimin u hapën 1500 gropa në kollonat e betonit të pallatit dhe tre brigada të xhenios kanë bërë mbushjen e tyre me kallëpë tritol,(rreth 300 kg) nga ku më pas u krye dhe shpërthimi i komanduar për rrëzimin e objektit 8 katësh.

Share This Video


Download

  
Report form